• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Penalja e ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën dhe konfirmoi paraburgimin për Naqe Georgievin

Penalja e ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën dhe konfirmoi paraburgimin për Naqe Georgievin

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Këshilli penal nga Departamenti për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka refuzuar ankesën si të pabazë dhe e ka konfirmuar vendimin për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për gjykatësin Naqe Georgiev.

Gjykata ka vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit Georgiev kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake nga 21 maji i këtij viti.

"Sot, pas kërkesës së mbrojtjes së të dyshuarit është mbajtur seancë publike ku pas deklaratës së mbrojtjes dhe prokurorit lidhur me pretendimet në propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ka marrë vendim me të cilin ankesën e mbrojtjes e ka refuzuar si të pabazë dhe e vërteton vendimi i gjyqtarit në procedurën paraprake me të cilin caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës sipas nenit 165 paragrafi 1 t. 2 dhe 3 nga LPP", thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Судија на претходна постапка при Основниот кривичен суд Скопје, постапувајќи по предлог на Основното јавно обвинителство за гонење организиран криминал и корупција, му определи мерка притвор

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit më 21 maj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për Georgievin për të cilin ekziston dyshim i bazuar për veprën penale të “mitmarrjes për ndikim të paligjshëm” nga neni 359 i Kodit penal.

"Pas prononcimit të të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave të dorëzuara nga prokurori publik ka sjellë vendim për respektimin e propozimit, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të dyshimit në bazë të nenit 165 paragrafi 1 pika 2 dhe 3, mund të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethanat që tregojnë se do ta kryejë apo do ta përsërisë veprën", thuhet në kumtesën e Penales.

Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale -Shkup sot i ka caktuar masën

Pas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjyqtari në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale -Shkup sot ka caktuar masën e kujdesit për Ixhet Memetin i dyshuari i dytë në hetimin lidhur me veprën mitmarrje për ndikim të paligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem, Naqe Georgiev.

I dyshuari, sipas vendimit të Penales, ka për obligim që herë pas here të paraqitet në gjykatë, i është marrë pasaporta dhe të tjera për kalim të kufirit shtetëror dhe ka ndalesë për nxjerrjen e dokumenteve të reja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR