• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pekini bëri të ditur se është gati për dialog me Manilën

Pekini bëri të ditur se është gati për dialog me Manilën

 Pekin, 19 dhjetor 2023 (MIA)  -  Kina është e gatshme për dialog me Filipinet, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.

"Filipinet janë fajtore për zhvillimin e fundit të situatës në Detin e Kinës Jugore, por marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kufizohen vetëm në mosmarrëveshje", theksoi Ministria si përgjigje të komentit të presidentit filipinas Ferdinand Markos Xhunior  për lidhjet dypalëshe. 

Shefi i shtetit theksoi se duhet një "ndryshim i paradigmës" në mënyrën se si vendi i tij iu afrua çështjes së Detit të Kinës Jugore, pasi përpjekjet diplomatike me Pekinin po shkojnë  "në një drejtim të keq".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR