• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Pekabesko" dhuroi pajisje mjekësore për Klinikën e Fëmijëve

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Kompania "Pekabesko" i dhuroi një inkubator, dy bebitermë dhe dy perfuzorë për Departamentin e neonatologjisë dhe kujdesit intensiv special neonatal në ISHP Klinikën universitare të sëmundjeve të fëmijëve.

"Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, vendosëm që mjetet financiare në vlerë prej 20 mijë eurosh të dedikuara për shënimin e jubileut 45 vjeçar të ripërdorim për blerjen e pajisjeve mjekësore për nevojat e Klinikës së Fëmijëve në Shkup. Dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për partneritetin dhe profesionalizmin në këtë proces e cila përcaktoi nevojat prioritare me qëllim për të ofruar shërbime më cilësore për të sapolindurit dhe prindërim p kujdes për familjet", deklaroi drejtori i parë ekzekutiv i "Pekabesko"-s, Sllobodan Kutrevski pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ashtu siç kumtojnë nga kompania, në mënyrë shtesë, në bashkëpunim me Komunën e Ilindenit, "Pekabesko" ka siguruar një donacion prej 10 mijë euro që do të përdoren për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në Ilinden, komuna në të cilën në vitin 2012 "Pekabesko" hapi një qendër moderne të prodhimit - logjistikës, ndërsa në të cilën kompania për 13 vitet e fundit ka investuar 28.3 milionë euro. rq/

Foto: "Pekabesko"

 

QËNDRONI TË LIDHUR