• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pejçinoviq Buriq: Sulmet ruse kundër Ukrainës janë të papranushme, targetimi i qëllimshëm i civilëve është i njëjtë me krimin ushtarak

Pejçinoviq Buriq: Sulmet ruse kundër Ukrainës janë të papranushme, targetimi i qëllimshëm i civilëve është i njëjtë me krimin ushtarak

Bruksel, 2 janar 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, e dënoi sulmin masiv ajror të Rusisë ndaj Ukrainës, të kryer sot në mëngjes.

"Sulmet ruse të pamëshirshme kundër Ukrainës janë të papranueshme. Targetimi i qëllimshëm i cilëve ose objekteve civile është i njëjtë me krimin ushtarak dhe shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare", shkroi Buriq në rrjetin Iks.

Forcat ukrainase më parë sot i kapën të gjitha fluturaket pa pilot "Shahed", mbi 60 raketa kryqëzuese dhe 10 raketa hipersonike "Kama" mbi Kiev.

Kryeministri ukrainas Denis Shmigall theksoi se sot Rusia e kreu sulmin më të madh terrorist ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR