• e premte, 27 shtator 2024

PE e miratoi emërimin e Iliana Ivanovës për eurokomisare të re

PE e miratoi emërimin e Iliana Ivanovës për eurokomisare të re

Bruksel, 12 shtator 2023 (MIA) - Parlamenti Evropian sot me 522 vota "për", 27 "kundër" dhe 51 "të përmbajtur" e miratoi emërimin e Iliana Ivanovës për eurokomisare të re për inovacione, hulumtim, kulturë arsim dhe rini.

Ivanova është emëruar si anëtare e Komisionit Evropian me propozim të Bullgarisë, në vendin e Maria Gabriel, e cila nël maj u tërhoq nga detyra që ta marrë funskionin e kryeministres bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme. 

Votimi i sotëm për emërimin e Ivanovas u bë pasi javën e kaluar ajo e prezantoi programin e saj të punës para anëtarëve të komisioneve për Industri, Hulumtim dhe Energji dhe Kulturë dhe Arsim të Parlamentit Evropian, të cilët më pas dhanë mendim pozitiv për emërimin e saj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR