• e diel, 24 nëntor 2024

PDSH-ja zgjodhi kryesinë e re, katër nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm

PDSH-ja zgjodhi kryesinë e re, katër nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm
Tetovë, 28 gusht 2022 (MIA) – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin qendror të mbajtur sot në Tetovë zgjodhi kryesinë e re, katër nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm. “Sot është mbajtur Kuvendi qendror i PDSH-së ku është zgjedhur përbërja e Kryesisë qendrore, Kryesia e ngushtë dhe sekretari i përgjithshëm. Kuvendi qendror për nënkryetarë zgjodhi Fatmire Isakun, Valbona Toskën, Fejzi Xhelilin dhe Halil Krasniqin, ndërsa sekretar të përgjithshëm Sali Ajdinin”, informoi PDSH. Zgjedhja e nënkryetarëve të rinj dhe sekretarit të përgjithshëm vjen pasi më 7 korrik në kongresin e partisë, Menduh Thaçi përsëri u rizgjodh kryetar i PDSH-së, ndërsa atëherë u zgjodhën edhe anëtarët e Kuvendit qendror të cilët sot vendosën për zgjedhjen e kryesisë së ngushtë.

QËNDRONI TË LIDHUR