• e shtunë, 23 nëntor 2024

PDSH dënon arrestimin e Saliut

PDSH dënon arrestimin e Saliut

Shkup, 7 prill 2024 (MIA)- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka dënuar aktin e arrestimit të gazetarit Furkan Saliu.

"Partia Demokratike Shqiptare e dënon aktin e dhunës së njësive të policisë speciale ndaj gazetarëve dhe kameramanëve përcjellës të portalit X, sepse në këtë mënyrë goditet profesioni i shenjtë i gazetarisë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë liberale. Kërkojmë urgjentisht ky ekip i gazetarëve të lirohet dhe njëkohësisht të merren masa ndaj atyre që urdhëruan këtë akt të shëmtuar kundër fjalës së lirë", thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR