• e hënë, 01 korrik 2024

PBB-ja për kokë banori në Maqedoninë e Veriut është sa gjysma e asaj të BE-së

PBB-ja për kokë banori në Maqedoninë e Veriut është sa gjysma e asaj të BE-së

Beograd, 19 qershor 2024 (MIA) - Në Maqedoninë e Veriut, produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 59 për qind nën mesataren e BE-së, tregojnë statistikat zyrtare evropiane.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Luksemburgu ka PBB-në më të lartë për kokë banori, kurse Bullgaria ka më të ulët.

Shërbimi statistikor evropian Eurostat sot kumtoi se PBB për kokë banori, një masë e aktivitetit ekonomik, ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare të BE-së.

Në Luksemburg, sipas të dhënave për vitin 2023, PBB për kokë banori është për 139 për qind mbi besataren e BE-së, pas së cilës vijojnë Irlanda (111 për qind) dhe Holanda (30 për qind). PBB-ja e lartë për kokë banori  në Irlandë mund të shpjegohet me praninë e kompanive të mëdha shumëkombëshe që zotërojnë pronë intelektuale.

Tetë vende të tjera kanë PBB më të lartë për kokë banori se mesatarja e BE-së - Danimarka, Austria, Belgjika, Gjermania, Suedia, Finlanda, Malta dhe Franca.

Bullgaria ka PBB-në më të ulët për kokë banori, 36 për qind nën mesataren e BE-së, pastaj Greqia (33 për qind) dhe Letonia (29 për qind).

Vendet e EFTA-s Norvegjia, Zvicra dhe Islanda gjithashtu kanë PBB më të lartë për kokë banori se mesatarja e BE-së, përkatësisht për 73 për qind, 54 për qind dhe 34 për qind.

Ndër vendet kandidate për anëtarësim, Turqia ka PBB-në më të lartë për kokë banori, 27 për qind më të ulët se mesatarja e BE-së, e ndjekur nga Mali i Zi (48 për qind nën mesataren).

Në Serbi, PBB-ja për kokë banori është 54 për qind më e ulët se mesatarja e BE-së dhe në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë për 65 për qind.

Në Serbi, diferenca në krahasim me mesataren e BE-së gradualisht është dule u ulur që nga viti 2013, kur ishte 59 për qind. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR