• e enjte, 26 dhjetor 2024

PP kërkon arrestimin e dilerëve të drogës në Tetovë dhe Gjevgjeli

PP kërkon arrestimin e dilerëve të drogës në Tetovë dhe Gjevgjeli

Shkup,  nëntor 2023 (MIA) - Prokuroria Publike kërkon arrestim për dy dilerë të drogës, njëri nga Tetova, tjetri nga Gjevgjelia, tek të cilët është gjetur kokainë dhe heroinë.

Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 45 vjeç për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale "Prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave nartkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

"Më 8 nëntor, në Reçicë të Vogël, i dyshuari si bashkudhëtar në makinë lka mbajtur 41.5 gramë drogë narkotike kokainë, të destinuar për rishitje", njoftojnë nga PP-ja

Në Gjevgjeli, ndërkaq, prokurori publik ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për të njëjtën vepër kundër një personi i cili në parking për shkak të shitjes ka mbajtur  drogë narkotike heroinë të paketuar në 23 mbështjellës najloni me ngjyrë të gjelbër me sasi prej 3.47 gramë, të përgatitur për shitje.

Për dy të dyshuarit, prokurorët publikë kanë dorëzuar në gjykatat kompetente propozime për caktimin e masës së paraburgimit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR