• e shtunë, 23 nëntor 2024

Paunov: Përpjekje për rrëmbimin e dy fëmijëve nga shkolla fillore në Karbinci

Paunov: Përpjekje për rrëmbimin e dy fëmijëve nga shkolla fillore në Karbinci

Shtip, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në SHF "Strasho Pinxhur" në Karbinci në mëngjes ka pasur tentim për rrëmbimin e dy nxënëseve të klasës së gjashtë dhe të nëntë. Ngjarjen e konfirmoi kryetari i komunës së Karbincit Viktor Paunov, derisa policia informon se rreth orës 09:30 në oborrin e shkollës me automjet "golf" ka ardhur një djalë i ri, i cili sipas raportimit, e ka ftuar nxënësen të hyjë në makinën e tij dhe të shkojnë për kafe. Ajo, sipas kumtesës policore, mejëherë është kthyer në shkollë dhe ka raportuar te drejtoresha.

"Në këtë ngjarje fatkeqe që ka ndodhur mëngjesin e sotëm diku pas orës 09:30 është tentuar rrëmbimi i dy fëmijëve, përkatësisht dy nxënëseve nga SHF "Strasho Pinxhur" këtu në Karbinci. Ajo që kam si informacion nga stafi i shkollës dhe nga marrja në pyetje me inspektorët se ka pasur një tentativë të tillë, ata rrëmbyes kanë tentuar t'i fusin fëmijët në automjetin që ka hyrë në fillim të oborrit. Kamerat e sigurisë kanë kapur automjetin. Po punohet për zbardhjen, përkatësisht përcaktimin e targës së veturës", tha kryetari i Komunës së Karbincit, Paunov.

Ai apelon që të mos shqetësohen prindërit dhe të gjithë ata që lëvizin në këtë pjesë, por apeloi edhe MPB-në dhe SPB-në e Shtipit që të rrisin sigurinë në këtë pjesë të Komunës së Karbincit, të paktën nëpër shkolla sepse vitet e fundit nuk ka pasur siguri policore.

Në kumtesën e policisë thuhet se sot në ora 09:52 në SPB Shtip nga shkolla fillore e Komunës së Karbincit është raportuar se rreth orës 09:30 në oborrin e shkollës ka ardhur një i ri me automjet "golf", i cili sipas denoncimit ka ftuar nxënësen të hyjë në makinën e tij për të pirë kafe, por ajo është kthyer menjëherë në shkollë dhe ka njoftuar drejtoreshën.

Policia kumtoi se po punohet në zbardhjen e rastit. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR