• e shtunë, 23 nëntor 2024

Patent shoferët e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit, Toshkovski apeloi që qytetarët t'i ndërrojnë

Patent shoferët e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit, Toshkovski apeloi që qytetarët t'i ndërrojnë

Shkup, 3 shttaor 2024 (MIA) - Të gjithë qytetarët të cilët kanë patent shoferi me emrin e vjetër të shtetit, ta ndërrojnë të njëjtën, apeloi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, duke përkujtuar se patent shoferët e vjetër do të vlejnë deri në fund të këtij viti.

"Deri tani janë dhënë 750.000 patent shoferë me emrin e ri kushtetues. Nevojitet të lëshohet edhe një numër i caktuar që të arrihet deri në një milion patentë shoferi me emrin e ri. I lus që në periudhën e ardhshme disamujore të gjithë ata që kanë patentë shoferë me emrin e vjetër, t'i rinovojnë, sepse sipas ndryshimeve të ligjit, patentë shoferët e vjetër do të vlejnë deri në fund të këtij viti", tha Toshkovski pas vizitës së sotme në pikën për ndërrimin e dokumenteve personale “Prolet” në Shkup.

Ministri informoi edhe se dhënia e dokumenteve personale është kthyer në normalitet.

"Nga kjo javë, çdo qytetar, i cili do të parashtrojë kërkesë për të marrë një dokument të ri për udhëtim, patent shoferi, letërnjoftim, do të mund t'i realizojë në kuadër të së drejtës ligjore në afat prej 15 ditëve", tha ai.

Në pyetjen nëse do të rriten kapacitetet në aspekt të makinave për përpunim në rast se në të ardhmen ndodh situatë e ngjashme, ai u përgjigj se punojnë në zgjidhjen e përhershme të problemit.

"Për dallim nga ata më herët, ne i zgjidhim problemet dhe shohim sa më tepër ta thjeshtëzojmë tërë procedurën, jo vetëm lidhur me dokumentet personale, por edhe lidhur me çdo të drejtë, të cilën do ta përfitojë qytetari i Maqedonisë së Veriut", tha mes tjerash Toshkovski.

Ai shtoi se pika "Prolet" do të shfrytëzohet një periudhë të caktuar kohore, e nevojshme për rinovimin e hapësirave te Radio Televizioni i Maqedonisë, që, siç tha, do të fillojë për një muaj e gjysëm. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR