• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pastrohen rrëshqitjet që bllokuan një pjesë të rrugës të autostradës A3 në afërsi të fshatit Istibanjë

Pastrohen rrëshqitjet që bllokuan një pjesë të rrugës të autostradës A3 në afërsi të fshatit Istibanjë

Makedonska Kamenicë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Pastrohen rrëshqitjet e dheut në lokalitetin Drakite, fshati Istibanjë, të cilat mëngjesin e sotëm kanë bllokuar një pjesë të rrugës në aksin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë - Koçan.

Nga filiali i Rrugëve të Maqedonisë informuan se komunikacioni aktualisht po zhvillohet në të dyja korsitë.

"Për shkak të gurëve të mëdhenj në rrugë, më parë shoferët duhej të njëjta t'i anashkalojnë. Tani nuk është kështu, pasi materiali aluvial është pastruar së bashku me gurët më të mëdhenj,sërish  qarkullimi plotësisht po zhvillohet në dy korsi", theksuan nga Rrugët e Maqedonisë.

Apeluan  edhe më tej të ngaset  me kujdes në këtë aks.

 "Për shkak të mundësisë për rrëshqitje të reja edhe më tej duhet me kujdes të lëvizet  në këtë rrugë. Për momentin nuk kemi rrëshqitje të reja në këtë pjesë, por për shkak të reshjeve mbetet rekomandimi për ndërgjegje", shtojnë nga Rrugët e Maqedonisë. 

Qarkullimi në këtë aks rrugor mëngjesin e sotëm zhvillohet në rrugë të thata vende-vende të lagështa. qa

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR