• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Pasojat nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë evidentuar dhe akoma nuk u shihet fundi, konsideron kryetari i ASHAM-it

Pasojat nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë evidentuar dhe akoma nuk u shihet fundi, konsideron kryetari i ASHAM-it

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Në fjalimin me rastin e Ditës së ASHAM-it, kryetari i saj, akademiku Zhivko Popov, sot foli për pengesat e vendit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Siç tha, miqësia, gatishmëria për bashkëpunim dhe dialogu i hapur me të gjithë, e posaçërisht me vendet fqinje "jo çdoherë ishte kthyer në mënyrë adekuate".

"Përkundrazi, disa prej tyre treguan moskuptim dhe sjellhe joracionale. Euroskepticizmi që po paraqitet kohëve të fundit është rezultat i pengesave të cialt BE-ja na i parashtroi padrejtësisht në rrugën tonë evropiane, ndërkaq të cilat më së shumti kanë të bëjnë me obligimet e ndërmarra në mënyrë të ndërsjelltë lidhur me marrëveshjet me Greqinë dhe atë për fqinjësi të mirë me Bulglarinë, të cilat në masë shumë të vogël ishin çështje referendumi të cialt duhet të respektohen, pasojat e të cilave janë evidente dhe akoma nuk u shihet fundi. Për to vendi bëro kompromise të dhimbshme, me ç'rast, së pari e ndërroi flamurin shtetëror, e më pas edhe emrin e paprekshëm shtetëror, por edhe krahas kësaj, mungoi hapja e procesit të negociatave me BE-në", theksoi Popov në fjalim.

Megjithatë, tha, duhet të jemi të vetëdijshëm se ne "si popull i vogël dhe shtet i varfër" vetëm përmes dialogut të barabartë dhe bashkëpunimit me fqinjët dhe BE-në "mund të vijmë drejt zgjidhjeve të matura dhe të pranueshme për problemet e krijuara".

"Duke e ruajtur me atë rast trashëgiminë kulturore dhe historike që i tkaon popullit maqedonas si vlerë evropiane. Por, edhe përkundër të gjitha pengesave, shteti i Maqedonisë së Veriut sot është realitet definitiv historik me identitet të konfirmuar të plotë historik dhe legjitimitet ndërkombëtar shtetëror-juridik, që në mënyrë dinjitoze duhet të vazhdojë guximshëm në rrugën e hartuar evropiane", shtoi kryetari i ASHAM-it.

Porositi se "e ardhmja e shtetit të Maqedonisë po ndërtohet me mund, me bashkim dhe guxim".

"Nëse dita shihet nga mëngjesi, me ndryshimet që ndodhën këtë vit, mund të parashihet se për vendin tonë vijnë ditë më të mira", tha kryetari i ASHAM. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR