• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pashinian: Derisa nuk nënshkruhet marrëveshje paqësore është e mundur luftë e re mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Pashinian: Derisa nuk nënshkruhet marrëveshje paqësore është e mundur luftë e re mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Baku, 21 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, paralajmëroi se deri në nënshkrimin e marrëveshjes paqësore dhe i njejti do të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve, ka shumë gjasa që të ketë luftë mes vendit të tij dhe Azerbajxhanit.

Tensioni mes dy vendeve është rritur për korridorin e Laçinit, i cili është e vetmja lidhje tokësore mes Nagorno-Karabahut dhe Armenisë. Azerbajxhani në fillim të vitit për arsye të ndryshme e ka mbyllur trafikun drejt tij. Bllokada ka krijuar krizë të rëndë humanitare në enklavën, e cila është e populluar kryesisht nga armenë, ku ka mungesë ushqimi dhe ilaçesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

“Nuk po flasim për gjenocid që po përgatitet, por për një gjenocid që tashmë është duke u zhvilluar”, deklaroi Pashinian në një intervistë për Frans pres

Asnjë përparim nuk është arritur në raundin e negociatave midis Armenisë dhe Azerbajxhanit më 15 korrik në Bruksel.

Pashinian vlerëson se Perëndimi dhe Rusia duhet të ushtrojnë presion të shtuar mbi Bakun për ta hequr bllokadën. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR