• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas zjarrit në Sallën universale, dy gra janë dërguar në Toksikologji

Pas zjarrit në Sallën universale, dy gra janë dërguar në Toksikologji

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Pas zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale, dy gra janë dërguar në Toksikologji, ka konfirmuar për MIA-n profesor doktor Niko Beqarovski nga kjo klinikë.

"Të lënduar klasikë nuk ka. Janë vetëm dy gra të moshës së mesme, të cilat janë sjellë për shkak të ekspozimit të lehtë ndaj gazrave, nga pallati fqinj. Në momentin e ngjarjes ata kanë dalë për pak kohë në ballkon, kanë hapur derën. Është një sasi e vogël gazi. Personat janë mirë, pas disa orësh vëzhgimi, do të lirohen në shtëpi", sqaroi Beqarovski.

Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk dihen shkaqet për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale në Shkup. Siç ka theksuar, arsyet do të përcaktohen më tej nga ekipi policor. Ai ka përmendur se nuk ka të lënduar pasi për momentin nuk ka punë ndërtimore. 

 Komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën Universale në Shkup. Ashtu siç tha, arsye

Tomeski tha se për një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll edhe pse në vet objektin ka pasur temperaturë të lartë. Siç ka potencuar, kanë ndërhyrë me gjithsej nëntë automjete zjarrfikëse dhe 24 zjarrfikës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR