• e premte, 08 nëntor 2024

Pas paraqitjes së gripit të shpezëve, ISHP me rekomandime për qytetarët

Pas paraqitjes së gripit të shpezëve, ISHP me rekomandime për qytetarët

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) – Periudha e inkubacionit për gripin e shpendëve vlerësohet se është deri shtatë ditë, edhe pse zakonisht është dy deri pesë ditë pas ekspozimit të fundit me shpendë të sëmurë ose të vdekur. Simptomat e para fillimisht janë në frymëmarrje, me temperaturë të rritur, ethe dhe kollitje, por mund të paraqiten edhe simptoma jo respiratorë. Simptomat e traktit të sipërm respirator – rrjedhja e hundës dhe dhimbje në fyt ndoshta nuk janë të zakonshme te të gjithë pacientët, por, sëmundja, mund të përparojë deri në dështim të frymëmarrjes, sindroma e distresit akut respirator (ARDS) dhe dështimi i shumë organeve. 

Pas paraqitjes së gripit të shpendëve në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, Instituti i Shëndetit Publik doli me rekomandime për qytetarët. Prej aty bëjnë të ditur se gati të gjitha rastet e infektimit me virusin kanë lidhje me kontakt të afërt me shpendë të infektuara ose shpend të vdekura. “Edhe pse ndoshta ka pasur disa raste të cilat nuk janë zbuluar, duket se virusi nuk infekton lehtë njerëz dhe nuk përhapet nga njeriu në njeri, në bazë të njohurive të tanishme edhe kuptimit të kësaj sëmundje”, thonë nga ISHP.

“Gripi A(H5N1) është një nga disa viruse të gripit që shkakton një sëmundje shumë ngjitëse të frymëmarrjes te zogjtë e quajtur gripi i shpendëve - ose ‘gripi i shpendëve’. Infeksionet janë dokumentuar edhe te gjitarët, përfshirë njerëzit. Periudha e inkubacionit për infeksionin A(H5N1) vlerësohet të jetë deri në shtatë ditë, megjithëse zakonisht është dy deri në pesë ditë pas ekspozimit të fundit të njohur ndaj shpendëve të sëmurë ose të ngordhur. Sidoqoftë, periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në 14 ditë. Infeksioni me virusin e influencës A(H5N1) mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh te njerëzit, nga të lehta në të rënda, dhe në disa raste mund të jetë edhe fatale. Vdekshmëria është deri në 50 për qind”, shpjegon ISHP.

Nga aty potencojnë se të sëmurët duhet të menaxhohen drejtë që të parandalohen sëmundje të vështira dhe vdekje. 

“Pacientët me infeksion të virusit të gripit të konfirmuar nga laboratori me sëmundje progresive, të komplikuar ose të rëndë - ose ata me sëmundje asimptomatike ose të lehtë, por që janë në rrezik të shtuar të sëmundjes së rëndë - duhet të trajtohen me barna antivirale, për shembull "oseltamivir", sa më shpejt që e mundur”, bëjnë të ditur nga ISHP.

Rekomandimet për mbrojtje që të shmanget kontakt me shpendë të sëmurë ose të vdekur, kontakt me kafshë në ferma dhe tregje të kafshëve, hyrje në vende ku munden të theren kafshë, kontakt me çfarëdo lloj sipërfaqe që duket se janë të kontaminuara me jashtëqitjet e kafshëve, therje ose duke ngrënë kafshë të sëmura.

“Ndiqni praktika të mira të sigurisë së ushqimit si shmangia e konsumit të qumështit të papërpunuar, vezëve dhe mishit. Mbani higjienën kolektive dhe personale, duke përfshirë larjen e rregullt të duarve me sapun dhe ujë. Personat me ekspozim profesional duhet të respektojnë protokollet e punës, si dhe masat parandaluese që lidhen me vendin e punës”, theksojnë nga ISHP.

Nëse ndokush mendon se ndoshta ka grip të shpendëve, nga ISHP thonë se menjëherë duhet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse ka simptoma të ngjashme me grip si ethe, kollitje dhe vështirësi gjatë frymëmarrjes ose simptoma të tjera të pasqaruara. Të informohet mjeku i personit për çfarëdo lloj ekspozimi të kafshëve të sëmura ose të vdekura. 

“Përveç kësaj, merrni masa mbrojtëse: mbani maskë dhe kufizoni kontaktin me njerëzit e tjerë, mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtitni, hidhni siç duhet shamitë, ajrosni rregullisht zonën ku ndodheni, shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës dhe lani rregullisht duart me ujë dhe sapun”, shtojnë nga ISHP.

Pas ngordhjes së një pate në liqenin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit është konfirmuar rast i pranisë të një lloji virozopatogjen të virusit të influencës së shpendëve H5N1.

Drejtoresha e ISHP-së, Maria Andonovska dje tha se nga 15 punëtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, për të cilët anketa epidemiologjike tashmë është kryer nga epidemiologët e Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër gjatë ditës së sotme do të jepen vendimet e mbikëqyrjes shëndetësore dhe njëri prej tyre, i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë e gripit të shpendëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR