• e hënë, 01 korrik 2024

Pas më shumë se dy orëve bllokim në Deve Bair, kalojnë pa pengesa automjetet në dy drejtimet

Pas më shumë se dy orëve bllokim në Deve Bair, kalojnë pa pengesa automjetet në dy drejtimet

Kriva Pallankë, 4 shkurt 2023 (MIA) - Kalimi në pikën kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Deve Bair, po zhvillohet pa probleme, pasi ishte ndaluar për më shumë se dy orë, për shkak të rënies së sistemit për kontroll kufitar.

MPB-ja informon se defekti në sistem në të gjitha pikat kufitare është hequr, është gati për funksionim dhe lejohet hyrja dhe dalja e automjeteve jashtë vendit.

Nga mëngjesi i sotëm në këtë pikë kufitare janë intensifikuar kontrollet kufitare nga ekipet e MPB-së për shkak të shënimit të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev dhe paralajmërimeve të grupeve të organizuara të qytetarëve bullgarë për të marrë pjesë në festën në Shkup.

 
 
Деве Баир возила
 
Automjetet që kalojnë pikën kufitare i nënshtrohen kontrolleve të përdorcuara policore dhe kufitare dhe për shkak të rënies së sistemit, rreth pesëdhjetë automjete, tridhjetë kamionë dhe disa autobusë një orë e gjysmë kanë qëndruar në kolonë që është formuar në vendkalimin kufitar Deve Bair për dalje nga shteti. 

Disa nga shoferët që janë larguar për shkak të obligimeve profesionale janë përgjigjur se kanë qëndruar gjatë në vendkalimin në anën maqedonase të kufirit, për shkak të motit të ftohtë dhe me borë.

 
Деве Баир возила
 

Kemi një orë e gjysmë që jemi këtu, po udhëtojmë për në Sofje, për shkak të obligimeve profesionale, thonë udhëtarët.

Të tjerë udhëtonin nga Kosova për në Bullgari, edhe për shkak të detyrimeve të punës, dhe shoferët e autobusëve dhe kamionëve ishin gjithashtu të paduruar.

"Jemi duke pritur një orë, jam duke vozitur linjën e rregullt Shkup - Sofje, në autobus presin edhe dhjetë udhëtarë, në ora 12 është dashur të arrijmë në destinacionin përfundimtar, tha njëri nga shoferët e autobusit.

 
Деве Баир возила
 
Nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë vetëm dy automjete prej se që ka filuar të funksionojë sistemi. mb//

QËNDRONI TË LIDHUR