• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pas më shumë se 12 orësh normalizohet furnizimi me energji elektrike në Shkup

Pas më shumë se 12 orësh normalizohet furnizimi me energji elektrike në Shkup

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Është normalizuar furnizimi me energji elektrike në ato pjesë të Shkupit, të cilat kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 12 orë pas stuhisë së djeshme afatshkurtër që ka përfshirë kryeqytetin, informojnë për MIA nga EVN Maqedoni.

Një pjesë e lagjeve të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmë, ndërsa shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, sipas EVN Maqedoni, ishin dy llargpërçues të transmetimit 110 kilovat që furnizojnë trafostacionet "Aerodrom" dhe "Lindje".

Në informacionet e paradites nga EVN Maqedoni, bëhet me dije se ekipet e tyre kanë punuar gjatë gjithë natës për të sanuar defektin që ka ndodhur si pasojë e stuhisë së fortë të djeshme.

Stuhia që goditi dje pjesë të kryeqytetit shkaktoi më shumë dëme - drunj të rrëzuar, automobila të dëmtuara, çati, shtëpi të përmbytura... sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR