• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pas largimit nga ZZHTI, Despotovski nuk do të marrë apanazh, maksimalisht do t'i përkushtohet angazhimit politik në LSDM

Pas largimit nga ZZHTI, Despotovski nuk do të marrë apanazh, maksimalisht do t'i përkushtohet angazhimit politik në LSDM

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Jovan Despotovski sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni drejtor i ZZHTI. Apanazh, tha, nuk do të marrë, vetëm bëri me dije se do t'i përkushtohet angazhimit politik në parti. Nuk di, siç theksoi, se kush do të vijë në vendin e tij në ZZHTI dhe i orientoi gazetarët që për këtë ta pyesin Qeverinë.

Siç theksoi Despotovski në brifing me gazetarët, nuk ka pasur kurrfarë presioni nga oponenti politik. Mandati i skadon në dhjetor, por për shkak të "realitetit të ri politik" ka vendosur për hap të tillë, të japë dorëheqje.

"Nuk kam pasur kurrfarë presioni nga oponenti politik. Kam mandat deri në dhjetor, por ka realitet të ri politik. Ajo që kulminoi këto ditë, kërkon angazhimin tim të plotë. Gjatë 25 ose 30 ditëve të kaluara kemi arritur që përmes takimeve të shumta me qytetarët, para së gjithash anëtarë të partisë, por edhe qytetarë, të nxisim energji serioze, gjë që është shumë me rëndësi jo vetëm për partinë, por edhe për shtetin", tha mes tjerash Despotovski.

Për apanazhin, vlerëson se nuk është mirë që funksionarët pas përfundimit të funksionit të tyre publik, të mbeten barë e qytetarëve.

"Jo. Me të vërtetë nuk mendoj se është e arsyeshme që bartës së funksioneve publike dhe të pozitave më të larta të mbeten në barë të qytetarëve. Dhe nëse jemi me të vërtetë aq të aftë të gjithë të kryejmë funksione me përgjegjësi, me të vërtetë nuk mendoj se nuk mundemi më tej, nëse kemi lënë 'fytyrë të pastër', të gjejmë mënyrë dhe të funksionojmë si gjithë të tjerët", tha Despotovski.

Duke u përqëndruar në atë që e ka punuar në mandatin e tij si drejtor i ZZHTI-së, ai informoi se pas vetes le 31 marrëveshje për investime, prej të cilave 50 për qind investime të reja, 18 mijë punësime dhe neto pagë mesatare prej mbi 43 mijë denarë. Ai shtoi se deri në maj në zonat ka pasur mbi 18.000 të punësuar, që është për 5.500 më shumë se kur ka hyrë në funksion. Ai gjatë muajve të ardhshme paralajmëroi edhe disa investime më të mëdha.

Sipas tij, paga mesatare në zonat është moti mbi mesataren shtetërore. Në Buxhet për tre vite, vetëm nga kontributet, tatimi personal dhe përfitimet nga investitorët kanë hyrë 200 milionë euro, ndërsa shteti investitorëve si ndihmë prej vitit 2020 deri vitin 2023 u ka paguar 50 milionë euro. Për çdo një euro të investuar, prapa janë kthyer katër, që është, tha ai, dëshmi serioze për punën në zona.

"Qeveria do të duhej sa më shpejtë të krijojë 'pikë kontakti për investitorët e huaj', duke i bashkuar Drejtorinë e ZZHTI-së dhe Agjencinë për investime të huaja", tha Despotovski në brifing me gazetarët. bsh/

Foto/video: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR