• e premte, 27 dhjetor 2024

Pas kontrolleve është konstatuar se janë të rrejshme paraqitjet për bomba në Gjykatën administrative, muzetë dhe nëntë shkolla të Shkupit

Pas kontrolleve është konstatuar se janë të rrejshme paraqitjet për bomba në Gjykatën administrative, muzetë dhe nëntë shkolla të Shkupit

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Janë të rrejshme paraqitjet për bomba të vendosura në Gjykatën kushtetuese, Muzeun e luftës maqedonase, Muzeun arkeologjik, hotelin Aleksandar Pallas, QS Boris Trajkovski dhe nëntë shkolla në Shkup, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Kjo u konstatua pas kontrolleve të kryera të nevojshme, ndërkaq lidhur me paraqitjet e sotme pas porosive të marra në adresa elektronike me kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes.

Paraprakisht MPB kumtoi se përfunduan kontrollet edhe në Qendrën tregtare të qytetit, Ist gejt moll, hotelin Meriot, Muzeun e qytetit të Shkupit, Shtëpinë përkujtimore të Nënë terezës, Qendrën e transportit, QT Biser dhe Xhevahir holding ku gjithashtu u konstatua se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme.

"Ministria vazhdon me kontrollet në objektet e tjera për të cilat ishte marrë paraqitje dhe pas përfundimit të kontrolleve në mënyrë adekuate do ta informojmë opinionin", theksojnë nga MPB.

Në MPB sot në mëngjes paraqitje për kërcënime të marra për mjete shpërthyese në adresat e tyre elektronike kanë paraqitur nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu natyror shkencor, Muzeu arkeologjik, Muzeu u luftës maqedonase, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, QTQ, Ist gejt moll, QT Biser, Flatiron, Xhevahir, Gjykata administrative, Shtëpia e Presidentit-Vila VOdno, h. Meriot, h. Aleksandar pallas, QS Boris Trajkovski, Stacioni hekurudhor Shkup dhe FFM. Gjithashtu ka pasur paraqitje për kërcënim edhe drejt 11 shkollave në Shkup. Nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa menjëherë pas paraqitjeve, dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rasteve.

Dje, paraqitje për mjete të vendosura shpërthyese arritën në adresat elektronike të 10 shkollave dhe në aeroportin e Shkupit, si dhe tek katër në Prilep, për të cilat pas kontrolleve të kryera antiterroriste u konstatua se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR