• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas katër tentativave të pasuksesshme, seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon nesër

Pas katër tentativave të pasuksesshme, seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon nesër

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Pas katër tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, seanca për zgjedhje vazhdon nesër, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas informacioneve, në seancën për zgjedhje që filloi sot në orën 10 asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk e mori shumicën e nevojshme. Është votuar për zgjedhjen ndërmjet gjyqtareve Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva.

Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese do ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës përfundon më 2 qershor.

Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese, në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjyqtarëve me një shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve, me votim të fshehtë.

Përveç Kacarskës, gjyqtarë aktual në Gjykatën Kushtetuese njëri nga të cilët do ta marrë funksionin e kryetarit janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva.

Çdo gjyqtar mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarëve të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.

Dobrilla Kacarska dje në një konferencë për media për mandatin e saj trevjeçar tha se e përfundon me ndjenjën e përmbushjes, e udhëhequr nga ideja se drejtësia do të jetë gjithmonë e domosdoshme.

Disa nga aktivitetet e kryera gjatë mandatit të saj që ajo theksoi ishin Ligji që rregullon punën e Gjykatës Kushtetuese dhe mënyrën se si qytetarët mund të aplikojnë, rritjen e buxhetit, uljen e numrit të çështjeve të vjetra, kapacitetin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe rritjen e transparencës.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR