• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas gjashtë muajsh, Tomi Hilfiger e shiti vilën në Florida për mbi 41 milionë dollarë

Pas gjashtë muajsh, Tomi Hilfiger e shiti vilën në Florida për mbi 41 milionë dollarë

Majami, 14 qershor 2023 (MIA) - Dizajneri i modës Tomi Hilfiger ka shitur vilën e tij të stilit mesdhetar në Palm Biç, Florida, SHBA, për mbi 41 milionë dollarë. Prona konsiderohet si një nga vilat më ekskluzive të Floridës, ndërsa Tomi e kishte në pronësi atë për më pak se gjashtë muaj.

Ai e bleu vilën për 36,85 milionë dollarë dhe së fundmi e hodhi në treg për 47.95 milionë dollarë. Rinovimi tashmë ka përfunduar, siç thuhet në përshkrimin e shtëpisë, ndryshe e ndërtuar fillimisht në vitin 1927. Prona ka pothuajse 700 metra katrorë dhe pamje nga oqeani, raportoi “Indeks”.

Çmimi përfundimtar i rënë dakord është 41,38 milionë dollarë. Për momentin nuk dihet se kush është pronari i ri.

Pothuajse çdo dhomë në këtë shtëpi ka pësuar rinovim dhe të kujton në mënyrë të papërmbajtshme vilat italiane. Brenda ka katër dhoma gjumi, gjashtë banja, një kuzhinë të gjerë, një bodrum vere dhe qasje në plazh privat. Pranë vilës ka një shtëpi pritjeje të veçantë me një pishinë dhe një dhomë gjumi shtesë dhe dhomë ditore. Sigurisht, ka edhe një pishinë kryesore dhe disa tarraca me qasje në oborr. ls/

Foto: EPA/ Indeks

 

QËNDRONI TË LIDHUR