• e premte, 27 dhjetor 2024

Pas fletë-arrestit të shpallur ndërkombëtar, është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për Palevskin

Pas fletë-arrestit të shpallur ndërkombëtar, është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për Palevskin

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata penale e Shkupit i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve të dyshuarit të parë për vrasjen e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski, , Ljupço Palevskit, me nofkën Pallço, i cili ndodhet në arrati, ndërkaq që do të zbatohet pas gjetjes së tij dhe privimit nga liria.

"Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, duke vepruar sipas propizimit të Prokurorisë themelore publike, solli vendim me të cilin u pranua propozimi i Prokurorisë dhe Lj.P. me nofkën P. nga Shkupi i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve nga dita e gjetjes së tij dhe privimit nga liria, ndërkaq për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 nga LPP përkatësisht rreziku nga ikja, do ta pengojë prodcedurën penaëe me ndikim ndaj dëshmitarëve apo do ta prësërisë veprën. Në pajtim me urhdërin për zbatim të procedurës hetimroe, për personin ekziston dyshim i bazuar për veprat penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 7 me nenin 22, Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 2 neni 22 dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 me nenin 22 të KP", kumtoi sot Gjykata themelore Shkup.

Paraprakisht dje, Gjykata penale me propozim të Prokurorisë themelore publike për të dyshuarin i cili ndodhet në arrati, me procedurë urgjente solli Urdhër për zbatim të hetimit për veprat penale - Rrëmbim nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 nga KP, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për palevskin.

"Ljupço Palevski, i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me gëetë-arrest ndërkombëtar për hetim për veprat penale 'rrëmbim' dhe 'vrasje' me urhdër të dhënë nga Prokuroria themelore publike Shkup", është publikuar në ueb-faqen e MPB-së.

Nga Gjykata përkujtojnë se gjatë ditës së djeshme, me propozim të Prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orëve babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, për shkak të rrezikut për ikje dhe pengim në hetim me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe Velibor manevit, Vllatko Keshishovit dhe Bore Videvskit, për shkak të rrezikut për ikje, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe frikës se do ta prësërisin veprën, përkatësisht do të kryejnë vepër tjetër penale. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR