• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas dy vitesh nga ndërtimi janë miratuar punësime për kopshtin e ri në Tetovë

Pas dy vitesh nga ndërtimi janë miratuar punësime për kopshtin e ri në Tetovë

Tetovë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan institucionin publik të komunës për kopshte "Mladost" me rastin e miratimit të punësimeve në objektin e ri "Rilindja". Ministri theksoi se janë dhënë gjithsej 42 vendime në të cilat janë punësimet për vendet e lira për shkak të pensionimit të të punësuarve.

"Më gëzon fakti që pas dy vitesh të një procesi të ngecur për punësime në këtë Institucion Publik, përfundimisht të realizohen nevojat e kuadrit në të njejtën. Më vjen mirë të njoftoj edhe se janë siguruar edhe të punësuarit për objektin e ri "Rilindja" i cili së shpejti do të hapet edhe zyrtarisht. Sigurimi i kuadrit profesional në kopshtet e fëmijëve dhe investimi në përforcimin e kompetencave të tyre kontribuon për cilësinë e procesit arsimor edukativ. Si dhe që Ministria do të vazhdojë me përkushtim të punojë  në drejtim të sigurimit të edukimit parashkollor dhe arsimit sipas standardeve të parashikuara", theksoi ministri Limani.

Ministri dhe kryetari i komunës shprehën shpresë  se listat e pritjes për regjistrim në kopshte do të jenë e kaluar.

"Ky është një hap i madh për stabilitetin dhe zhvillimin e personelit, i cili çdo ditë jep maksimumin për të krijuar një mjedis të sigurt dhe miqësor për fëmijët tanë. Ky moment le të jetë një shembull i fortë për atë që mund ta arrijmë së bashku, kur kemi mbështetje dhe vizione të përbashkëta", theksoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kopshti i ri "Rilindja" është ndërtuar në rrethinë e SHFK "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. sa/

foto: MPSDR

QËNDRONI TË LIDHUR