• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas 13 ditëve është shuar tërësisht zjarri afër Sertës

Pas 13 ditëve është shuar tërësisht zjarri afër Sertës

Negotinë, 23 korrik 2024 (MIA) - Zjarri afër Sertës është shuar tërësisht pas 13 ditëve luftë me stihinë e zjarrit, informoi sot komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse Negotinë, Stole Atanasov.

Ai në kumtimin në profilin në Fejsbuk u shprehi falënderim të gjithë të cilëve kontribuuan vullnetarisht në shuarjen e zjarrit, si dhe të gjitha institucioneve shtetërore, rajonale dhe lokale të cialt ishin prëfshirë në shuarjen e zjarrit.

"I shprehi falënderim të madh të gjithë vullnetarëve, shoqatave vullnetare, shoqatës së gjuetarëve, institucioneve rajonale dhe lokale të cilat me të gjitha resurset e disponueshme ishin përfshirë në aksion. Pa ju, ishte e pamundur të përballemi me flakët e zjarriz të cilat pa ndalë kaplonin sipërfaqe më të mëdha", thekson Atanasov.

Falënderim i shprehi edhe popullatës lokale e cila së bashku me ta, ndihmopi në mposhtjen e zjarrit.

"Rreziqet nga një katastrofë e madhe ekologjike nuk ishin të vetmit, çdo moment derisa zgjati aksioni ishin rrezikuar siguria dhe shëndeti i secilit individ të përfshirë", shkroi ai, duke nënvizuar se patën sukses, të mos pësojë me lëndime më serioze, as nga qytetarët e përfshirë në aksion.

Treguam, shtoi ai, se vetëm të bashkuar mund të përballemi me të gjitha sfidat, duke bërë thirrje për kujdes prë shkak të temperaturave të larta me qëllim të evitimit të zjarreve. ab/

Foto: Fejsbuk/ Stole Atanasov

QËNDRONI TË LIDHUR