• e enjte, 26 dhjetor 2024

Partitë politike të të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Partitë politike të të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Partitë politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje, të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënshkrimi i Deklaratës është ngjarje tradicionale, që e organizon Instituti Ohër nga viti 2014 dhe mbahet para të gjitha zgjedhjeve. Deklaratën do ta nënshkruajnë kryetarët dhe të rinjtë e partive politike.

"Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të transmetojë mesazh të qasrtë deri te gjithë opinioni vendas se politikanët e rinj si bartës të ardhshëm të vendimeve, kanë vullnet të fuqishëm dhe vendosmëri që të jenë liderë të ardhshëm dhe të krijojnë kulturë politike ndryshe, duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë", theksojnë organizatorët. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR