• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Partitë opozitare shqiptare do të nënshkruajnë Deklaratë për bashkimin e forcave

Partitë opozitare shqiptare do të nënshkruajnë Deklaratë për bashkimin e forcave

Shkup, 17 shkurt 2024 (MIA) - Deklarata për bashkimin e forcave opozitare shqiptare do të nënshkruhet sot në Shkup.

Deklarata do të nënshkruhet nga liderët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari dhe partitë opozitare të shqiptarëve, të bashkuar në koalicionin “Lidhja Evropiane për Ndryshim” (LEN) – Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.

Kryetari i ASH-së, i cili është edhe kryetar i komunës së Gostivarit, Taravari pardje ka paralajmëruar se do të jetë kandidat për president të shtetit. Kandidimi i tij, siç tha ai, është propozim i Kryesisë së ASH-së, me mbështetjen e LEN-it. Ai bëri të ditur se do të kandidojë duke dorëzuar 10 mijë nënshkrime, të cilat pret t'i mbledhë brenda dy ditësh. ls/

Foto: FB i Taravarit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR