• e enjte, 26 dhjetor 2024

Partitë më të mëdha politike propozojnë një njësi zgjedhore me pesë për qind prag dhe me lista të hapura

Partitë më të mëdha politike propozojnë një njësi zgjedhore me pesë për qind prag dhe me lista të hapura

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Partitë më të mëdha politike në Kuvend në konferecën e sotme për shtyp theksuan se propozojnë një njësi zgjedhore me pesë për qind prag dhe me lista të hapura.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi theksoi se partia e tij në grupin punues do të propozojë një njësi zgjedhore me pesë për qind prag dhe me lista të hapura. Ai potencoi se pragu prej pesë për qind është në funksion që të sigurohet stabiliteti politik.

"Destabiliteti politik nuk shkon në favor as të shtetit, as të qytetarëve. Nëse zotëri Trajanov dëshiron të ketë vend të garantuar të deputetit për tërë jetën, atëherë të bisedojmë edhe për këtë, por në kuadër të grupit të punës. Duhet të jemi konstruktiv. Pikërisht për këto shkaqe, Lidhja Demokratike ishte kundër listave të hapura për këshilltarë, pasi ashtu tërë opinioni do të kuptojë se kush sa peshon në skenën politike dhe për këtë shkak ishin kundër. Edhe elaborimi i tyre në kuadër të grupit të punës para zgjedhjeve lokale ishte në këtë drejtim. Por lobimi dhe fushata para qytetarëve është puna më jonormale", tha Ademi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratën e kryetarit dhe deputetit nga Lidhja Demokjratike, Pavle Trajanov se as BDI-ja, as cilado parti tjetër shqiptare në mënyrë të pavarur nuk mund ta arrijnë këtë prag, Ademi tha se kjo nuk është blof dhe se përkrahjen që e ka BDI-ja mund të konfirmohet dhe të bëhet një matematikë e thjeshtë nëse pesë për qind janë të arritshme ose jo.

Deputeti i LSDM-së, Mile Tanevski tha se partia e tij i përkrah ndryshimet e Kodit zgjedhor, duke marrë parasysh se, siç tha, ata kanë qenë partia e parë politike, që në programin e tyre që në vitin 2016 kanë vendosur propozim për një njësi zgjedhore.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski potencoi se partia e tij do të japë përkrahje për një njësi zgjedhore, pasi të arrihet marrëveshje për punët tjera. Potencoi se përkrahje nga ana e VMRO-DPMNE-së do të marrin vërejtjet e OSBE/ODIHR-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR