• e premte, 27 dhjetor 2024

Partia politike "Dinjiteti" të hënën do të dorëzojë nismë në Qeveri për katër mbrojtësit e vitit 2001

Partia politike
Shkup, 22 janar 2022 (MIA) - Kryetari i partisë politike Dinjiteti, Stojançe Angellov sot paralajmëroi se të hënën në Qeveri do të dorëzojnë  nismë të rinovuar  për katër mbrojtësit e plagosur nga viti 2001 nga të cilët disa vite kërkohet  ta kthejnë kompensimin në para të cilin e kanë marrë si dëmshpërblim nga shteti. Bëhet fjalë për katër mbrojtës nga viti 2001, gjegjësisht Sasho Veliçkovski, ish kapiten i Armatës së Maqedonisë, momentalisht në pension, Zoran Angelovski, ish polic, pjesëtar i njësisë më të fuqishme policore në vitin 2001, Dimçe Mançov nga njësia e këmbësorisë Akrepat dhe Marijan Angelovski, polic në policinë kufitare. Shtoi se mbështetje për këtë ka marrë nga kryeministri paraprak Zoran Zaev, si dhe nga ministrat e rëndësishëm të Qeverisë paraprake. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR