Parregullsitë në shëndetësi tani mund të raportohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë
- Неправилности во здравството отсега ќе може да се пријавуваат и на веб-страницата на Министерството за здравство, информира министерот Азир Алиу на денешниот брифинг со новинарите.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:48, 2 korrik, 2025
Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Parregullsitë në shëndetësi tani mund të raportohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, informoi ministri Azir Aliu në brifingun e sotëm me gazetarët.
Është anonime, por, qytetarët mund të lënë të dhëna personale, siç janë numri i telefonit ose adresa e-mail, nëse autoritetet kanë ndonjë pyetje, t'i kontaktojnë.
Për shembull, mund të raportohet një pritje më e gjatë në një klinikë, ose ndonjë parregullsi, ndërsa fotografitë dhe dokumentet mund të bashkëngjiten si dëshmi.
Në fund të çdo muaji, është paraparë të publikohen publikisht të dhënat se cilat institucione shëndetësore publike dhe sa parregullsi janë raportuar nga ana e qytetarëve.
Në brifing u tha edhe se po punohet në ndryshimin e disa ligjeve.
Foto: Plakat