• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti pjesë e Samitit Global të Partneritetit për qeverisje transparente në Talin, Estoni

Parlamenti pjesë e Samitit Global të Partneritetit për qeverisje transparente në Talin, Estoni

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Delegacioni nga Kuvendi i përbërë nga deputetët: Daniella Koleva, Nikolla Micevski dhe Arta Bilalli Zendeli; Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Cvetanka Ivanova, Zëvendës Sekretari -i Përgjithshëm i Kuvendit Bojan Vasilevski, Shef i Institutit Parlamentar Zllatko Atanasov, si dhe përfaqësues të organizatave mbështetëse të Parlamentit, Robert Skot Hajzlet dhe Edip Bilal nga NDI; Aleksandra Jovevska nga IDSCS dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut SH.T. Veronik Ulman MartI, marin pjesë në samitin e tetë global të Partneritetit për qeverisje transparente (PQT/OGP), të mbajtur në 6 dhe 7 shtator 2023, në Talin, Estoni.

PQT është iniciativë globale për menaxhimin e hapur dhe transparent të qytetarëve dhe organizatat civile për të siguruar që hartimi dhe zbatimi i aktiviteteve dhe politikave në këtë mënyrë çon në rezultate më të mira

Fokusi strategjik i PQT për vitet në vijim do të jetë: Ndërtimi i partneritetit dhe rrjetëzim; pushteti transparent në të gjitha nivelet dhe në të gjitha degët e qeverisë; për të zgjeruar dhe mbrojtur shoqërinë civile; Përshpejtimi i reformave të hapura të qeverisë me inovacionin, digjitalizimin dhe shkëmbimi i përvojave.

"Në korniza të vizitës,u mbajtën takime bilaterale në Parlamentin Estonez në lidhje me: Digjitalizimi i shërbimeve në parlament, sistemi për e-peticion si formë digjitale për pjesëmarrjen dhe komunikimin e qytetarëve me publikun përmes ueb faqes, ditë e hapur në parlament me seanca për praktikat dhe politikat kundër korrupsionit", njoftuan sot nga Kuvendi i RMV-së.

Kuvendi, si pushtet legjislativ, është pjesë e PQT-së 2017 dhe ka dy plane veprimi pas tij, e fundit për vitin 2021-2023. https://www.sobranie.mk/akciski-plan-pov.nspx

Fotografia: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR