• e shtunë, 23 nëntor 2024

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje për reforma të rregullave buxhetore

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje për reforma të rregullave buxhetore

Bruksel, 10 shkurt 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbrëmë arritën marrëveshje për reformë të rregullave buxhetore të Unionit. Qëllimi është që të sigurohet rimëkëmbje e financave shtetërore dhe në të njëjtën kohë të ruhen investimet. 

Masa, për të cilën diskutohet më shumë se dy vjet, ishte kritikuar për shkak të kompleksitetit të madh, ndërsa eurodeputetët e majtë e definojnë si mjet për imponimin e kursimit në Evropë.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot e shprehu kënaqësinë e saj nga marrëveshja e arritur.

"E mirëpres marrëveshjen politike për reformën tonë ambicioze të udhëheqjes ekonomike të BE-së", shkroi Fon der Lajen në rrjetin social X. Ajo shprehu besimin se masa do të kontribuojë "për një ekonomi konkurruese dhe të drejtë evropiane", duke pohuar se "rregullat e reja do t'i lejojnë vendet e Bashkimit Evropian të investojnë në asetet e tyre, duke konsoliduar në të njëjtën kohë financat e tyre publike".

Marrëveshja, e arritur pas 16 orë diskutime, do tu mundësojë vendeve të BE-së që t'i zbatojnë rregullat e reja gjatë përgatitjes së buxheteve të tyre për vitin e ardhshëm.

Reforma ka për qëllim që ta modernizojë Paktin e stabilitetit, i cili daton nga vitet e vona 1990, i cili e kufizon deficitin buxhetor dhe borxhin shtetëror të secilit vend anëtar në 3 për qind dhe 60 për qind të prodhimit brendshëm bruto të saj . E vlerësuar si shumë drastike, kjo kornizë në fakt nuk ishte respektuar dhe konsiderohej si e vjetëruar. 

Edhe krahas asaj që i konfirmon këta koeficientë simbolikë, reforma mundëson fleksibilitet më të madh në nevojën e përshtatjes në rast të deficitit të madh të buxhetit. Më konkretisht, kjo u jep vendeve më shumë hapësirë për manovrime që të sigurojnë nivele të qëndrueshme të borxhit, duke u dhënë më shumë kohë që të ndërmarrin reforma dhe investime. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR