• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parku argëtues pranë sallës "Boris Trajkovski" punon në mënyrë të paligjshme dhe do të hiqet, thonë nga MPB-ja

Parku argëtues pranë sallës

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Parku argëtues i cili në fundjavë filloi të vendoset në hapësirën e zbrazët pranë sallës "Boris Trajkovski" do të hiqet sepse funksionon në mënyrë të paligjshme, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kumtesën theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Inspektoratitn Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe inspektorë ndërtimi të Komunës Karposh dje kanë kryer inspektim në vetë vendin, me ç'rast janë konstatuar parregullsi.

"Gjegjësisht, nga ana e shërbimeve inspektuese, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, është përpiluar procesverbal për gjendjen e konstatuar, kurse nga ana e inspektorit ndërtimor të autorizuar të Komunës Karposh është inicuar procedurë për parregullësitë e konstatuara, pas së cilës do të ndërmerren masa konkrete në drejtim të largimit të të njëjtave, ndërprerjes së aktivitetit, si dhe zhvendosjen e mbështetëseve", theksohet në kumtesën e MPB-së. ls/

 

Како резултат на пандемијата со коронавирус и воведениот полициски час, Општина Карпош објавува Јавен повик и пријава за онлајн работа и достава на продукти од храна од маркети, ресторани, пр

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR