Parisi ka rritur taksën turistike para Lojërave Olimpike
- Qyteti i Parisit ka rritur taksat turistike nga 1 janari i këtij viti. Masa do të hyjë në fuqi para Lojërave Olimpike në kryeqendrën franceze këtë vit, ashtu që, nga ky muaj për qëndrimet në hotele dhe vende tjera, janë rritur më shumë se dyfish.
- Post By Fami Bajrami
- 10:36, 9 janar, 2024
Paris, 9 janar 2024 (MIA) - Qyteti i Parisit ka rritur taksat turistike nga 1 janari i këtij viti. Masa do të hyjë në fuqi para Lojërave Olimpike në kryeqendrën franceze këtë vit, ashtu që, nga ky muaj për qëndrimet në hotele dhe vende tjera, janë rritur më shumë se dyfish.
"Për të gjitha (çmimet në) dhomat hotelerike të cilët janë ripërtërirë, shohim rritje, duke filluar nga 20 për qind në javët e para që paraprinin Lojërave Olimpike", tha Xhejson Susinski, drejtor i agjencisë turistike "Kensington turs".
Susinski theksoi edhe se ciceronët turistikë në kryeqytetin e Francës tash gjithashtu kërkojnë më shumë - në disa raste rritje për 20 për qind në krasahim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, dhe biletat për Muzeun "Luvër" nga 15 janari do të rritet deri 22 euro. Sipas Muzeut, kjo është rritja e parë në tetë vitet e fundit.
Ndryshe, Këshilli botëror për udhëtime dhe turizëm (World Travel & Turism Council) ka shpallur Parisin për destinacionin më të fuqishëm në botë për vitin 2023. Të ardhurat numërohen në dhjetëra miliardë euro. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s