• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parashtrohet kallëzim penal kundër banorit të Sarajit për "dhënie të ryshfetit"

Parashtrohet kallëzim penal kundër banorit të Sarajit për

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) -  Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.S. (50) nga f. Llaskarcë, komuna Saraj, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhënie të ryshfetit” sipas nenit 358 të Kodit Penal.

Siç njoftuan sot nga MPB, më datën 01.08.2023, pasi nëpunësit policorë kanë konstatuar kundërvajtje në trafik dhe e kanë informuar se do të përpilohet urdhërpagesë kundërvajtëse, i denoncuari ka nxjerrur dhe në sediljen e bashkëudhëtarit të automjetit zyrtar të policisë ka hedhur 1000 denarë për të mos e përpiluar urdhërpagesën kundërvajtëse. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR