• e enjte, 18 korrik 2024

Parashikimi motit

Parashikimi motit

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, pasdite në pjesët juglindore me kushte për jostabilitet afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të dobët jugperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri nesër do të mbajë shumë nxehtë dhe kudo do të jetë aktiv niveli i verdhë për rrezik nga temperatura e lartë. Nga fundi i ditës vranësira do të rritet, ndërsa gjatë natës dhe të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të kohëpaskohshme, lokale në formë stuhie. Temperaturat ditore do të zbresin për disa gradë nga e marta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR