• e enjte, 18 korrik 2024

Parandalohet zjarr i përmasave më të mëdha mes fshatrave Istevnik i Vjetër dhe Pançarevë

Parandalohet zjarr i përmasave më të mëdha mes fshatrave Istevnik i Vjetër dhe Pançarevë
Dellçevë, 25 korrik 2022 (MIA) – Është parandaluar një zjarr i përmasave më të mëdha mes Istevnikut të Vjetër në Dellçevë dhe fshatit Pançarevë në Pehçevë. Zjarri është lokalizuar, ndërsa intervenimi, siç ka informuar zjarrfikësi Jonçe Atanasovski është zhvilluar në terren të vështirë, në një pyll të dendur. “Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej një hektari. Fillimisht është intervenuar me tre zjarrfikës, një vullnetar nga SHVKZ “Volonter’ nga Dellçeva dhe një person nga popullata lokale. Pastaj janë përfshirë edhe pesë persona nga Shoqata vullnetare e Pehçevës dhe nga Ndërmarrja komunale”, tha Atanasovski. Zjarri, siç ka shtuar zjarrfikësi nga Dellçeva është lokalizuar tërësisht sonte rreth orës 19. Në rajonin e Dellçevës në gjashtë ditët e fundit zjarrfikësit nga Dellçeva kanë intervenuar në tre zjarre në zona pyjore dhe një në objekt banimi. Dëm më të madh ka shkaktuar zjarri tek vendi Engjovski mes Trabotivishtës dhe Razllovcit ku është djegur pyll ahu dhe dushku prej rreth 50 hektarësh.

QËNDRONI TË LIDHUR