• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parandalohet tregti e paligjshme me papagaj

Parandalohet tregti e paligjshme me papagaj

Shkup, 11 shkurt 2024 (MIA) - Gjithsej 47 papagaj janë konfiskuar pasi një shtetas serb ka dashur që pa i deklaruar t'i fusë në shtet, njoftuan sot nga Drejtoria Doganore. 

Njëherësh, nëpunësit doganorë në hyrje në vendkalimin kufitar Tabanocë e kanë pyetur nëse ka të deklarojë diçka, pasi ishte përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar për shkak të dyshimit kanë kryer kontroll të hollësishëm të veturës me çka në bagazh janë gjetur kafaze me papagaj.

Kundër personit është ngritur padi adekuate, ndërsa kompetencat për mallin e konfiskuar, në këtë rast zogj të gjallë, i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuar, nga ku janë marrë në kujdes të duhur. fc/

Fotografia: Drejtoria Doganore

QËNDRONI TË LIDHUR