• e premte, 19 korrik 2024

Parandalohet një zjarr pyjor në Otovicë, në autostradën Veles - Shkup

Parandalohet një zjarr pyjor në Otovicë, në autostradën Veles - Shkup

Veles, 1 gusht 2023 (MIA) - Vegjetacion i ulët, gjemba dhe shkurre janë djegur dje prej orës 16:35 deri në orën 19:30 në fshatin Otovicë i cili ndodhet në afërsi të liqenit të Velesit "Mlladost". Zjarrfikësit e Velesit dhe policët pas tri orëve luftë të rëndë me stuhihë e zjarrit arritën ta shuajnë zjarrin që të mos përhapet drejt pyllit me pisha në autostradën Veles - Shkup. 

Zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev sot për MIA-n deklaroi se në ndihmë të 13 zjarrfikësve të Velesit, të cilët shuanin zjarret me katër automjete zjarrfikëse iu është bashkëngjitur edhe ekipi i policisë nga SPB Veles, i cili gjithashtu ishte përfshirë në mënyrë aktive në shuarjen e zjarrit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR