• e premte, 27 dhjetor 2024

Parandalohet kontrabanda e drogës, armëve dhe municionit nga territori shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Parandalohet kontrabanda e drogës, armëve dhe municionit nga territori shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Tiranë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Në dy aksione të ndara, policia shqiptare arrestoi tre persona gjatë tentativës për të kontrabanduar drogë dhe armë drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë, në aksionin “thasë” në fshatin Rajcë, pranë Prenjasit, në afërsi të Strugës, është arrestuar shtetasi E.A (28), banues në Fushë Krujë, i cili në makinën "tojota" transportonte dy thasë me peshë totale 27.3 kilogramë kanabis.

 "Në hyrje të qytetit të Elbasanit janë arrestuar S.M. (21) dhe bashkëudhëtari A.M (22), të dy banues në Divjak. Në makinën "audi", policia gjeti një armë zjarri "kallashnikov" dhe 114 fishekë. Në të dyja rastet, destinacioni përfundimtar i konfiskimit ishte Maqedonia e Veriut", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurori në Gjykatën Themelore Elbasan për veprime të mëtejshme. qa

Foto: Policia shqiptare

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR