• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Paralajmërohet intensifikim i kanaleve diplomatike para Samitit të BE-së në dhjetor

Paralajmërohet intensifikim i kanaleve diplomatike para Samitit të BE-së në dhjetor

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Intensifikim të kanaleve diplomatike gjatë muajit të ardhshëm kur do të mbahet edhe Samiti i BE-së në drejtim të prezantimit të qëndrimit të vendit për vazhdimin e procesit eurointegrues, paralajmërojnë burime nga zyra e presidentes së shtetit, gjatë brifingut të sotëm me gazëtarët.

Janë paraparë bisedime me disa shtete anëtare të Unionit me qëllim për të prezantuar edhe më mirë argumentet për ndryshimet kushtetuese me efekt të prolonguar. Porosia që është marrë nga bisedimet e deritanishme, siç bëjnë të ditur burime nga kabineti është: “keni bërë gjithçka, tani ne e kemi radhën”. Mesazhe të tilla janë marrë edhe në takimet në SHBA, por edhe në qytetet evropiane.

Megjithatë, rezultati nuk është përfundimtar dhe i dukshëm, por ajo që mund të shihet si zgjidhje e mundshme, thonë të njëjtat burime është në mënyrën e interpretimit të Kornizës negociuese e cila do të mbetej ashtu siç është miratuar nga të 27 vendet anëtare të Unionit.

Përkrahje për propozimet dhe argumentet e Maqedonisë, siç bëjnë të ditur të njëjtat burime, vjen nga vendet e Grupit të Vishegradit, Belgjika..., sepse, siç sqarojnë në mesin e vetë vendeve anëtare ekziston frikë se ky precedent nuk do të mbetet vetëm maqedonas dhe për këtë arsye në këtë botë multilaterale ku vazhdimisht ndryshojnë ndikimet dhe pozicionet e forcave të caktuara, është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të mendojë për të mbetur konkurrues.

Burime nga kabineti theksojnë se vëmendje i madhe i kushtohet diplomacisë kulturore, siç është prania e përbashkët në ngjarje kulturore me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ndërsa theksojnë gjithashtu se presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë ftesë nga presidenti i Francës, Emanuel Makron për të marrë pjesë në ngjarjen e hapjes së Katedrales së Notër Damit më 7 dhjetor.

Nga kabineti thonë se nuk është dakorduar takim bilateral, por bëhet fjalë për ftesë e cila në fakt do të jetë pjesë e aktiviteteve që do të ndërmerren në kuadër të diplomacisë kulturore. Siljanovska Davkova ka pasur takim me Makronin në margjinat e Samitit për paqe në Ukrainë i cili u mbajt në qershor në Zvicër, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime rreth rëndësisë së filozofisë së Bashkimit Evropian e cila nëse nuk bazohet në parime dhe vlera është e zbrazët.

Претседателката Гордана Сиљановска Давкова оствари средба со бугарскиот претседател Румен Радев на маргините на Конференцијата за климатски промени – COP 29 во Баку, Азербејџан. Во разговорот

Lidhur me takimin e fundit me Radevin në margjinat e Konferencës për ndryshimet klimatike - KOP 29 në Baku të Azerbajxhanit, burime nga kabineti thonë se biseda ka qenë miqësore dhe konstruktive dhe se të dy bashkëbiseduesit kanë prezantuar qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme për sfidat e Maqedonisë rreth eurointegrimeve.

Radev ka përmendur kushtin për vazhdimin e procesit të integrimeve, por jo në mënyrën siç foli për këtë temë para mediave bullgare. Kanë biseduar edhe për vizitën eventuale të Radevit në vend, por duhet të pritet dhjetori për të parë se si do të realizohet.

Siljanovska Davkova, siç theksojnë nga Kabineti, ka cekur se marrëdhëniet duhet të zhvillohen në bazë të respektit të ndërsjellë, mbështetje dhe bashkëpunim aktiv që do të kontribuojë për përforcimin e besimit dhe miqësisë mes dy popujve.

Presidenti bullgar Radev foli për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të hapura, si dhe nevojën për vendosje të marrëdhënieve të mira në të gjitha sferat e interesit të përbashkët për mirëkuptim më të lehtë të ndërsjellë.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për organizim të vizitave zyrtare në të cilat do të konkretizohen angazhimet për bashkëpunim më të mirë të përgjithshëm mes dy shteteve.

Burime nga zyra e presidentes thonë se për momentin nuk ka nevojë të thirret mbledhje e Këshillit të Sigurimit për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike – luftës në Ukrainë, por edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Vendi është anëtare e NATO-s, aleanca më e fuqishme ushtarako-politike dhe për mbledhjen e mundshme të Këshillit të Sigurimit për shkak të këtyre zhvillimeve, presidentja konsultohet me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Qeverinë dhe sigurisht shtojnë burime nga kabineti, “tani një përfitim është që për zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës është zgjedhur Radmilla Shekerinska”. Prioritet për momentin është ndotja e ajrit dhe nëse thirret seancë do të thirrej për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, shtojnë të njëjtat burime.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR