• e diel, 06 tetor 2024

Paradite shi i dobët lokal dhe mjegull, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla

Paradite shi i dobët lokal dhe mjegull, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Moti paradite në pjesët perëndimore dhe lindore do të jetë me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell me mjegull, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 15 gradë.

Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 10 gradë.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Temperatura e ditës do të jetë në rritje, përveç në disa lugina ku do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Nga e enjta pasdite deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fuqishme dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. Temperatura kudo do të bie

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR