• e premte, 27 shtator 2024

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fuqishme

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fuqishme

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Moti paradite do të jetë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtë, bubullima, erë e fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë dhe breshër, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 29 deri 35 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup paradite mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa pjesë të luginave në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm në kohë të shkurtë, bubullima, erë e fuqishme dhe paraqitje e breshërit. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë. 

Sipas DPHM-së, moti i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të jetë deri të premten. Në disa vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për afat të shkurtë, bubullima, erë e fuqishme (mbi 60 kilometra në orë) dhe breshër. Temperatura e ditës gradualisht do të bie. Gjatë fundjavës pritet mot më i qëndrueshëm dhe më i nxehtë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR