• e premte, 05 korrik 2024

Paradite mot me diell, pasdite mundësi për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Paradite mot me diell, pasdite mundësi për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje lokale të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius. 

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të premten në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shpeshtë të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperaturat e ditës gradualisht do të bien. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR