• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Paradite mot me diell, pasdite me reshje shiu dhe bubullima, nga nesër më freskët

Paradite  mot me diell, pasdite me reshje shiu dhe bubullima, nga nesër më freskët

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, pasdite pjesërisht i vranët, në disa vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.

Nga dita e sotme, njofton DPHM, do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshëm dhe me erë mesatare, mjaft të fortë nga drejtimi juglindor. Reshjet do të jenë më të dendura (mbi 25 l/m2 në 24 orë) nesër në pjesët juglindore.

Në Luginën e Shkupit paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa  pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me bubullima të shkurtra dhe në formë të stuhisë.

Nga nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm. sa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR