• e enjte, 18 korrik 2024

Paradite mot me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi dhe bubullima

Paradite mot me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi dhe bubullima

Shkup, 27 maj 2023 (MIA) - Paradite do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri më intensive në formë stuhie me paraqitje të izoluar të breshrit, njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të jetë jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Nga DPHM bëjnë me dije se në ditët në vijim vazhdon periudha me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, pasdite jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende proceset do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje më intensive shiu, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar breshëri. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR