• e enjte, 18 korrik 2024

Paradite me diell, pasdite reshje të dendura shiu afatshkurtër

Paradite me diell, pasdite reshje të dendura shiu afatshkurtër

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë të motit të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 27 gradë. 

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

 Nga nesër kushtet për reshje të dendura me bubullima do të zvogëlohen për një kohë të shkurtër, ndërsa procese më intensive priten sërish nga e enjtja dhe drejt fundjavës. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR