• e enjte, 18 korrik 2024

Paradite me diell, pasdite reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe breshër

Paradite me diell, pasdite reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe breshër

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite me kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të bie në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 27 gradë.

Vijon  periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe të ngrohtë, pasdite në disa vende është i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe kushte për stuhi të izoluar me erë të fortë dhe breshër.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR