• e enjte, 18 korrik 2024

Paradite me diell, pasdite me me reshje lokale përmbytëse

Paradite me diell, pasdite me me reshje lokale përmbytëse

Shkup, 28 maj 2023 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa pasdite do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë stuhi afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup oaradite do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginës do të mbajë moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluara të breshërit. Temperatura minimale do të jetë 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deir në 26 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe motit të ngrohtë, pasdite do të jetë moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Në vend të kësaj, proceset do të jenë në formën e një stuhie afatshkurtër me reshje më intensive shiu, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR