• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Paraburgim tridhjetëditorë për Vasko Stefanov dhe shtatë të pandehurit e tjerë në "Aditiv", Vasko Kovaçevski i pakapshëm për organet e rendit

Paraburgim tridhjetëditorë për Vasko Stefanov dhe shtatë të pandehurit e tjerë në

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve ish-drejtorit të SHA EMV Vasko Stefanov dhe shtatë personave të tjerë të dyshuar për krim prej 6.5 milionë eurove në aksionin "Aditiv" të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK).

"Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të përcaktojnë masa për sigurimin e pranisë dhe masat e kujdesit ndaj 23 personave të cilët sot në mëngjes janë sjellë në Gjykatë, të ndërlidhur me veprimin e Prokurorisë të quajtur si "Aditiv", ka marrë vendime me të cilat, pas aktgjykimit të Prokurorit Publik dhe të dyshuarve të paraburgosur, në prani të mbrojtësve të tyre, si dhe vlerësimit të faktet dhe dëshmitë e bashkangjitura në propozimet për caktimin e masave, për të dyshuarit V.S., P.S., M.S., M.J., D.S., N.S., R.S. dhe P.M. e pranoi propozimin e Prokurorit Themelor Publik dhe për ta caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165. paragrafi 1. pika 1., 2. dhe 3. të LPP-së, gjegjësisht Rreziku i arratisjes, Ndikimi te dëshmitarët dhe rrethanat se mund të përsërisë veprën, për të dyshuarin M.S., duke marrë parasysh moshën dhe veprimet e ndërmarra, gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak", njoftoi Gjykata Penale.

Të dyshuarve D.S., S.M., P.Ç., D.S., A.M., Z.N., Z.A., S.M., M.V., D.Ç., V.M., N.N. dhe S.K. u janë caktuar masa kujdesi gjegjësisht u janë ndërmarrë dokumente e udhëtimit, kanë detyrim herë pas here të paraqiten në gjykatë, kanë ndalesë për mbajtje dhe vendosje të kontakteve, si dhe ndalesë për ndërmarrje të aktiviteteve të caktuara pune të ndërlidhura me veprën penale.

"Sa i përket të dyshuarit V.K. i cili deri në këtë moment nuk është provuar nga liria, as nuk është arrestuar apo është paraqitur në gjykatë, në Gjykatën Themelore Penale Shkup, prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masave të sigurimit në pajtim me nenin 146 paragrafi 1, pika 2, 3 dhe 6 gjegjësisht konfiskimi i dokumentit të udhëtimit, detyrimi për t'u paraqitur herë pas here në gjykatë dhe ndalimi i mbajtjes dhe vendosjes së kontakteve, të cilat gjykata do të vendosë në mënyrë plotësuese pasi të sigurohet nga autoritetet e prokurorisë", thonë nga Gjykata dhe shtojnë se kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal.

Theksojnë se opinioni npublik duhet të njoftohet se konform dispozitave ligjore në procedurë paraprake nuk mund të përcaktojë masa më të rrepta për sigurimin e pranisë nga masat që i propozon prokurori publik. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR